Zbardhet agjenda e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili të enjten e 10 tetorit, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë.
Presidenti turk do të zhvillojë vizita me presidentin Begaj dhe Rama, me këtë të fundit do të ketë edhe një deklaratë për mediat në orën 14:00. Sakaq, pritet që Erdogan të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Xhamisë së Namazgjasë pranë parlamentit në Tiranë.
Agjenda:
11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes në presidencë
11:40 – 12:40
Takim koke me koke me presidentin Begaj
12:40 – 13:40
Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë
13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
14:00 – 14:30
Deklaratë Erdogan- Rama
16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit të Xhamisë
Megjithatë agjenda e vizitës së presidentit turk mund ti nënshtrohet ndryshimeve në orare dhe takime.
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026