Gazetarja Anduela Ndreu ndërsa komentonte protestën, tha se Sali Berisha nuk do ia falë kurrë Gazment Bardhit deklaratën që bëri për të birin, Shkëlzenin. Ndaj thotë gazetarja, e vendosi në Fier, që ai të humbasë në këtë qark.
“Gazment Bardhi pati fat që zoti Berisha e futi në listë në Fier. Edhe unë mendoj që zoti Berisha nuk do t’ia falë atë deklaratën që ka bërë ndaj djalit të tij. Zoti Bardhi ka qenë në ankth deri në momentet e fundit nëse do të jetë drejtues qarku.
Edhe Fieri është një nga qarqet më të vështira të PD-së. Pra Berisha e vendosi aty Bardhin që të humbasë me sukses dhe t’i tregojë forcën politike që ka në elektorat. Pra ishte një mesazh për zotin Bardhi. Berisha e ka bërë për të bërë këtë show-n sikur janë të bashkuar. Ky është bashkim mekanik, nuk është bashkim i vërtetë i opozitarëve.”, tha gazetarja.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026