Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, i ftuar në News24 u shpreh se “Rilindja po bën gjithçka për të asgjësuar opozitën”.
I pyetur nga gazetarja Ola Bruko nëse i frikësohet burgut, referuar asaj që ka ndodhur me Ervin Salianjin, ai u shpreh se nuk i frikësohet Rilindjes, kur më parë i është dashur të përballet me regjimin e Enver Hoxhës.
“Ma ndjen mua për minjtë e Rilindjes! Jam përballur me regjimin e Enver Hoxhës, kam bërë edhe burg.
Frikë kam vetëm Zotin e të vërtetën. Këta janë raca më e ndyrë e njerëzimit. Sepse në demokraci kundërshtari shihet si kundërshtar jo si armik për ta likuiduar politikisht e fizikisht”, tha ai.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026