15.5 C
Tirana
18 / 10 / 2024

“Gruaja që mban demin”, alegoria e fatit të gruas, në skicën e rusit Vladimir Fokanov

Nga Albert Vataj

“Guxo dhe ngrije jetën në pikën më të lartë të vetëdijes, aty ku je gati si një Zot”, këshillon OSHO, si një fuqi gjeneruese e një zotërimi.

Jeta kërkon të pranosh sfidën e panjohur, përkundër të gjitha frikave dhe barrëve të përgjegjësisë, dhe kjo arrihet përmes guximit, e cila shpesh është vetë shpirti i paepur që zgjon, pse jo një grua, për të mbajtur mbi vete peshën e botës, sepse vajza, nëna, gruaja, sipërmarrësja, shpesh janë të vetme për të në këtë sfidë.

E bën ajo këtë edhe pse, pasiguria dhe mosmesimi është kudo ku ajo është, ndoshta jashtë shumë më shumë se brenda vetes së saj. Por ajo është gjithnjë duke kërkuar dhe gjetur thellë vetes kapacitete dhe mundësi, aty, për të guxuar dhe hyrë në ndeshje të tilla të pabarabarta.

Njëjtë si në skicën e Vladimir Fokanov. Artisti e sjell nuditetin e gruas si një pastërti dhe dëlirësi, të denjë për çdo altar, dhe të lartësuara për çdo blatim dhe demin nuk e merr në betejat e ngjethshme të toreadorëve, por nga mistikja e kulturave, të cilat te demi shihen një simbol të forcës së paepur dhe fuqisë së pazbutur. Prania e tij imponuese dhe shtati i frikshëm ngjallin një ndjenjë nderimi dhe respekti. Por ajo, gruaja, ajo kurrë nuk e di se a do të jetë në gjendje dhe sa është në gjendje për ta bërë, por ka provuar se mundet përtej.

Kjo është lojë fati, vetëm lojtarët e fatit e dinë se çfarë është jeta dhe gruaja është ajo që di të luaj dhe të fitojë. Dhe në pikën më të lartë të vetëdijes, pikërisht atëherë ku është gati për të hequr dorë, dëshmon përmes fuqisë së besimit dhe misionit, se është një Zot, sepse i ka rënë pikërisht asaj të zgjedhësh, se cila është dhe se sa ajo mundet, pavarësisht peshës që të duhet të mbajë.

Dhe ja “Gruaja që mban demin” e artistit rus, Vladimir Fokanov, e cila rreket të vijë përmes shumë deshifrimesh dhe gjasshmërishë shprehëse, për te depërtuar thellë në idenë, mendimin dhe mesazhin që kjo sjell, për të shpërfaqur gruan triumfuese e të gjitha sfidave.

Artikujt më të kërkuar

1
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x