Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali dënoi veprimin e deputetëve të opozitës për të mos lejuar kolegët e tyre të hyjnë brenda.
Nga ana tjetër, Spiropali shprehu mirënjohje për Gardën e Republikës, për të cilën tha se po bën një detyrë shumë të vështirë përballë ofendimeve.
“Padiskutim që deputetët që nuk janë të dënuar, duhet të jenë në sallë. Ata që pengojnë po bëjnë një akt shumë të rëndë, jo vetëm ndaj tyre, por edhe ndaj Gardës së Republikës, për të cilën shpreh të gjithë mirënjohjen tonë dhe të publikut, pasi bën një detyrë shumë të vështirë dhe përballet me sulme me shumë fyerje të pamerituara. Të gjithë ata janë baballarë, janë vëllezër, janë buj të dikujt dhe nuk meritojnë të trajtohen në atë formë“, tha Spiropali.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026