Ibsen Elezi e shikon kaosin në parlament prej opozitës, në periudhën ku pritet të vijnë diskutime për buxhetin e shtetit. Ndërsa për audiopërgjimin e publikuar nga Salianji në 2018 thekson në Repolitix se të gjithë në PD e dinin që ishte mashtrim.
“Kanë 3 vjet që sa herë vjen buxheti bëjnë këto lojëra dhe e miraton ai buxhetin.
Për një të drejtë themelore në situata të caktuar grupe të caktuara shkojnë në konflikt. Arsyeja pse shkoi këtu ka të bëjë me mbrojtjen e fjalës së lirë. Në themel nuk mund të mbrohet një mashtrim. E ndërtuan një kauzë mbi një audio përgjim që edhe këta e dinë që është mashtrim. Edhe eksponentë të PD-së. Kjo kthehet në absurditet.
E dinë të gjithë ata që janë aty. Si nuk e di Berisha. Ky veprim në kushte të tjera, ka hije dyshimi. Këta pretendojnë se nuk është montuar.”
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026