-0.5 C
Tirana
22 / 12 / 2024

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura për protestën e PD/Nuk do ketë fjalime! Noka: Harroni komunikimet në whatsapp!

Zbardhen diskutimet me dyer të mbyllura në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ku u mor vendimi për protestën kombëtare të datës 7 tetor.

Paloka: Ishte menduar të dielën në datë 6. Bllokimi akseve në gjithë Shqipërinë.

U vendos që data e nisjes së aksionit opozitar të jetë 7 Tetori.

Do nisim te Kryeministria; simbolika e protestës. Pastaj do lëvizim në të gjithë Tiranën. Detajet do t’i keni në momentin e duhur. Protesta jo siç i kemi bërë deri tani. Fjalime nuk do të ketë.

Noka: Ideja e parë ka qenë bllokim aksesh ndaj ishte data 6 si fillim. Të gjithë kryetarët e degëve të angazhohen për pjesëmarrje. Takohuni me anëtarët. Harroni komunikimet me grupet whatsupp.

Ne jemi në luftë. Nuk kemi luksin të njoftohemi dhe të angazhohemi përmes kësaj mënyre. Nuk është serioze. Te respektojmë këdo që do të ftojmë në protestë. T’i takojmë. Degët e Tiranës duhet të jenë në terren çdo ditë.

Anetarët e KK; Deputetët në zona. Jemi në luftë, t’i përgjigjemi me disiplinë të hekurt.

Nuk ka kthim pas. Të mos e mendojë kush.

O fitore o vetëm fitore.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x