11.5 C
Tirana
21 / 12 / 2024

Vokshi i ankohet PPE-së: Do na fusin të gjithëve në burg. Deri tani tre nga tanët i kanë mbyllur brenda

“Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm”.

Kështu u shpreh Albana Vokshi, gjatë diskutimeve në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane, që mbajti Akademinë e Vjeshtës në Marakesh të Marokut.

Si kryetare e Gruas së Partisë Demokratike dhe si Zëvendëspresidente e EPP Women, deputetja Albana Vokshi tha se në Shqipëri janë tre të burgosur politik, Sali Berisha, Fredi Beleri dhe së fundmi Ervin Salianji.

“Në Shqipëri, një person i vetëm, kryeministri, ka grumbulluar çdo pushtet në duart e tij dhe përdor Parlamentin, drejtësinë, mediat për të ruajtur pushtetin e tij personal. Sot rendi kushtetues ka rënë. Maxhoranca në Parlament refuzon me votë të zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Lideri i opozitës Sali Berisha mbahet në arrest antikushtetues prej gati një viti përmes një dosje të fabrikuar nga PS, pa fakte, pa dëshmitarë. Eurodeputeti Fredi Beleri u zgjodh duke qenë në burg, pasi u arrestua dy ditë para zgjedhjeve, pas një fushate publike deniguese nga kryeministri. Ndaj tij nuk u paraqit asnjë provë dhe nuk u lejua të betohej pas fitores së zgjedhjeve, sepse kryeministri e sheh Jugun e Shqipërisë si një pronë private për t’u pasururar përmes korrupsionit. Këtë javë, nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji, u burgos në një proces gjyqësor politik, sepse denoncoi lidhjet e trafikantëve të drogës me qeverinë shqiptare, përkatësisht të vëllait të ministrit të brendshëm. Vëllai i kryeministrit është aktualisht në hetim për dyshimet në lidhje me një grup tjetër ndërkombëtar të trafikut të drogës dhe mesazhi për burgosjen e kolegut tonë është mesazh për të gjithë opozitën.: të mbyllim gojën. Sot kemi tre të burgosur politikë me urdhër të Edi Ramës. Nesër mund të jem dhe unë dhe çdo koleg tjetër, nëse ne nuk reagojmë për të ndalur këtë regjim putinist”. – u shpreh Albana Vokshi gjatë takimit në Forumin e Grave të Partisë Popullore Europiane.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x