Izraeli ka intensifikuar sulmet me raketa në Bejrut, ndërsa gjatë së premtes u sulmua edhe selia qendrore e Hezbollahut. Madje, Izraeli u shpreh se vështirë që lideri i grupit, Hassan Nasrallah, të jetë gjallë pas këtij sulmi.
Megjithatë, një burim i afërt me grupin kishte thënë se Nasrallah është mirë, ndërsa agjencia iraniane e lajmeve Tasnim raportoi se ai është në një vend të sigurt.
Ndërkohë, në orët e para të së shtunës një tjetër burim i afërt me Hezbollahun, ka thënë për mediat ndërkombëtare se nuk ka kontakte me Nasrallah. Deri tani, nuk ka një deklaratë zyrtare nga Hezbollahu.
“Disa minuta më parë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kryen sulme precize në selinë qendrore të organizatës terroriste Hezbollah… duke ndërmarrë veprim të nevojshëm për të mbrojtur popullin tonë, në mënyrë që familjet izraelite të mund të jetojnë të sigurt në shtëpitë e tyre”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, pas sulmit.
Ushtria izraelite më pas tha se ka kryer sulme të mëtejme ndaj Hezbollahut, pas sulmeve fillestare në selinë e grupit, duke shtuar se po vazhdon të “degradojë dhe shkatërrojë” aftësitë e Hezbollahut.
- Gjyqi historik në Francë/ Presidenti Macron falënderon Gisele Pelicot: Dinjiteti dhe kurajoja juaj kanë inspiruar botën! - 20/12/2024
- Përqafime dhe të qeshura! Dalin pamjet nga takimi i Ramës, Kurtit dhe Osmanit/ Momenti epik kur kryeministri i jep dorën edhe Spiropalit - 20/12/2024
- Sopranoja: Parashqevia komuniste? Godole injorante dhe me prejardhje komuniste! - 20/12/2024