Juristja Brizida Gjikondi gjatë një analize lidhur me zhvillimet më të fundit në ballafaqimin e Sali Berishës me drejtësinë u shpreh se që kur shkuan avokatët dhe tërhoqën dosjen e hetimit procesi ka marrë rrugë.
Gjikondi tha sulmet e Berishës ndaj diplomatëve amerikanë tregojnë se ish kryeministri është tërësisht i çoroditur, teksa shtkoi se dosja me 500 faqe bën të qartë se për çfarë është shpallur “non grata”.
“Gjyqtari do të vlerësojë nëse ka nevojë për hetim apo jo. Nëse e quan të ligjshme dosjen hetimore vijon me gjykimin në themel. Berisha bënte autogol kur thoshte se u kam thënë fëmijëve që për ju përgjigjem unë.
Ai në fakt po përgjigjet për fëmijët. Kur ka shkuar te SPAK-u nuk e ka pritur asnjë dhe ai e ka interpretuar si fyerje këtë. Aty thjeshtë i kanë dorëzuar dosjen.
Bëri te SPAK-u një protestë të turpshme. Një herë thotë pagoi dhëndri 500 mijë euro për gjyqin në Angli, pastaj thotë se vajza i pagoi 500 mijë euro burrit.
Justifikime që nuk qëndrojnë. Sulmi ndaj diplomatëve amerikanë tregoi se ai është tërësisht i çoroditur. Dosja me 500 faqe bën të qartë se për çfarë është shpallur ‘non grata’. Mbi bazën e kësaj dosje ‘non grata’ ndaj tij qëndron katër cipërisht”, tha Gjikondi.
- “Nuk na duhet më teatër”/ Kryeparlamentari iranian sulmon Trumpin: Kërcënimet dhe premtimet boshe janë strategji e dështuar - 06/08/2026
- Zyrtare/ Marrëveshje historike, Vinicius lidhet me Real Madridin për gjashtë sezone të tjera - 06/08/2026
- Ngërçi në formimin e institucioneve, SHBA thirrje liderëve politikë në Kosovë: Ka ardhur koha për progres dhe stabilitet - 06/08/2026