Të shumta janë rastet që po dëgjojmë nga artistë, personazh publik por jo vetëm të cilët kanë pësuar atak kardiak apo hemoragji cereblare dhe në shumicën e rasteve kjo ka rezultuar fatale për jetën e tyre. Kujtojmë pak ditë më parë këngëtarin e famshëm turk i cili ndërroi jetë në mes të performances ‘live’ nga arresti kardiak. Një tjetër rast vjen nga këngëtarja e famshme greke Kyriaki Papadopoulou, e njohur me emrin e saj artistik Marinela e cila ndodhet në gjendje të rëndë për jetën
Mediat greke bëjnë me dije se orët e ardhshme janë kritike për Marinelën, e cila ndodhet e shtruar në spital pasi pësoi hemorragji cereblare.
Këngëtarja ikonike 86-vjeçare u rrëzua mbrëmë në skenën e Herodio teksa po këndonte para qindra fansave të saj. Sipas mediave të muaja, Marinela para se të merrte mikrofonin në duar kishte pasur një dhimbje të fortë koke. Mirëpo ajo nuk anuloi koncertin e saj dhe vendosi të mos zhgënjente qytetarët që ishin mbledhur për ta dëgjuar.
Sakaq, siç shihet edhe në pamje, gjatë performancës këngëtarja ka pësuar hemorragji cerebrale dhe është rrëzuar në skenë.
Gjithçka ndodhi teksa po këndonte këngën e tretë, konkretisht: “Fjalët janë të panevojshme”, një nga hitet e saj më të mëdha. Fansat, familjarët dhe kolegët po luten për shërimin e saj.
- Gjyqi historik në Francë/ Presidenti Macron falënderon Gisele Pelicot: Dinjiteti dhe kurajoja juaj kanë inspiruar botën! - 20/12/2024
- Përqafime dhe të qeshura! Dalin pamjet nga takimi i Ramës, Kurtit dhe Osmanit/ Momenti epik kur kryeministri i jep dorën edhe Spiropalit - 20/12/2024
- Sopranoja: Parashqevia komuniste? Godole injorante dhe me prejardhje komuniste! - 20/12/2024