9.5 C
Tirana
08 / 12 / 2025

“Hallet e familjes Berisha nuk janë hallet e shqiptarëve”, Shehi: Opozita po vuan ende pasojat e konfliktit të brendshëm

Në një intervistë ekskluzive për gazetën TemA, kryetari i LZHK, Dashamir Shehi, ka komentuar ndër të tjera edhe në lidhje me sfidat me të cilat po përballet opozita në Shqipëri.

Ai tha se opozita po vuan ende pasojat e konfliktit të brendshëm, që kulmoi me dhunën e 8 janarit. Ndërkaq, ai shtoi se një tjetër çështje problematike për opozitën është edhe fakti se po shpenzon energji duke u përqendruar tek mbrojtja nga hetimi i një ose dy familjeve. Ai tha se kjo është një çështje që i përket drejtësisë dhe avokatëve dhe se nuk duhet të jetë pjesë e komponentit politik, pasi vetëm sa e konsumon opozitën.

“Kemi edhe gati një vit që merremi me hallin e një ose dy familjeve, që mund të kenë edhe të drejtë në problemin që kanë, por që nuk janë hallet e shqiptarëve. Nuk janë hallet e shqiptarëve se sa para ke ti dhe a i ke fituar në mënyrë të ndershme. Kjo është punë për avokatët, jo të jetë pjesë e komponentit politik,” tha ndër të tjera Shehi.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x