Nga Spartak Ngjela
Edi Rama nuk po e shpëton dot Berishën.
Shenjat janë se Saliu do të gjykohet në SPAK për korrupsion.
Rama tani, nëse Saliu dënohet, është nën flamë.
Pse?
Sepse gjithë suksesi i Ramës ka qenë se, përballë tij, në zgjedhjet elektorale ai ka pasur Saliun.
Se Saliu ka rënë në një përqindje të vogël votuesish, por që është në lëvizje personale me Partinë Demokratike, për t’i shpëtuar akuzës së ngritur kundër tij për korrupsion. Dhe, Saliu aktualisht është i arrestuar me akuzën për korrupsion.
Shenjat janë që mund të dënohet; por sot dënimin e Saliut më shumë po e vuan Edi Rama.
Vitin tjetër, Rama ka zgjedhjet parlamentare, dhe po i ikën nga loja politike Gogoli.
Sepse, në funksion të zgjedhjeve, Saliu i është dashur Ramës si Gogol, pasi dihet që Saliu nuk ka fare vota më në elektoratin e Shqipërisë, dhe Rama me socialistët kanë qenë të sigurt në fitoret e tyre.
Po Rama çfarë po bën?
Nëse Saliu, i akuzuar për korrupsion, do dënohet me heqje të lirisë, Rama nuk i fiton dot zgjedhjet e ardhshme.
Ja, kjo është frika patologjike e Ramës, i cili asnjëherë nuk e kuptoi dot se ç’është shteti, ç’është demokracia dhe cili është roli i zgjedhjeve të lira në një shtet demokratik.
Rama, në funksion të shtetit, i ka hipur kalit të asgjësë, prandaj e do dhe Saliun në këtë kohë dhe në këtë akt e arsye bashkë, të cilin na i kanë thënë shumë bukur latinët e mëdhenj në Romën e lashtë:
Ex nihilo nihil fit (nga asgjëja vjen vetëm asgjë).
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026