U promovua sot një përmbledhje e zgjedhur e poezive të poetit dhe shkrimtarit Preç Zogaj, e titulluar “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati.”
Libri është një antologji poetike e veprës së Preç Zogaj prej vitit 1984.
Poeti Rudolf Marku bëri një analizë letrare të librit dhe poezisë së Zogaj si dhe foli në lidhje me peshën e saj në letërsinë shqiptare.
Rreth librit të Preç Zogaj foli edhe poetja Natasha Lako dhe botuesi Henri Çili.
Botimi hap një kolanë të re botimesh të përzgjedhura të poetëve shqiptarë, një kontribut i rëndësishëm ky i UET PresS për kulturën shqiptare.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Trump shfaqet duke dremitur në gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, Shtëpia e Bardhë: Kush thotë se po fle, gënjen - 29/09/2026
- Ish-gjenerali që u bë ambasador/ Eric Wendt nis “betejën” diplomatike amerikane, zbulohet cilin takon të parin të mërkurën - 29/09/2026
- Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK: Sfidon këdo për ato biseda që kanë dalë… - 29/09/2026