Homeland Justice vijon me publikimin e listave te tjera, ku këtë herë mësa duket në shënjestër të hakerave iranianë janë punonjës të policisë së shtetit.
Sipas Euronews Albania, janë publikuar 4 lista me nga 300 emra, foto dhe të dhëna personale që i përkasin personave që kanë qenë ose janë pjesë e policisë së shtetit.
Vetëm 6 ditë më parë 1.7 giga byte material sensitiv u publikua nga hakerat e ashtëquajtur “Homeland Justice” në platformën e komunikimit Telegram.
Albanian Suspects apo shqiptarët e dyshuar titulloheshin listat e publikuara nga hakerat Iranian.