Sot, në orën 14:00, kryeministri Edi Rama do të mbledhë në Pallatin e Kongreseve, drejtuesit politikë të 12 qarqeve si edhe kryebashkiakët socialistë.
Pas Asamblesë Kombëtare të 8 shtatorit, kjo është mbledhja e parë e drejtuesve politikë nën drejtimin e Ramës.
Kreu i qeverisë pritet të lërë porositë lidhur me organizimin e punëve në terren për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, dhe veçanërisht vota e diasporës, e cila do të jetë edhe risia e madhe e parlamentareve të vitit të ardhshëm.
Drejtuesit politikë të PS në 12 qarqet e vendit
Qarku Tiranë
Erion Veliaj, Ogerta Manastirliu, Elisa Spiropali
Qarku Durrës
Emirjana Sako
Qarku Lezhë
Ulsi Manja
Qarku Shkodër
Benet Beci
Qarku Kukës
Pandeli Majko
Qarku Dibër
Blendi Gonxhja
Qarku Elbasan
Arbjan Mazniku
Qarku Korçë
Niko Peleshi
Qarku Fier
Belinda Balluku
Qarku Vlorë
Bledi Çuçi
Qarku Gjirokastër
Mirela Kumbaro
Qarku Berat
Ervin Demo
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026