Namir Lapardhaja
Është sistemi dhe ambicia e pakufi për karrierë dhe politik, ajo që i tjetërson individët.
Ashtu sikurse është kryetarokracia e vendosur nga Berisha dhe Rama në 2008 për të mbajtur këtë sistem në këmbë, gjë që u përforcua edhe më shumë në bashkimin e fundit të votave në një pazar të qartë mes Ramës dhe Berishës për të pasur jo bashkëpunëtor, por argatë nën vete. Janë këta ambicioz që tjetërsohen nga normal në anormal.
Janë të njëjtë që njërin e thërrasin Skënderbe dhe ai i katapulton ku të dojë dhe të tjerë që tjetrin e quajnë vrasës dhe përgjegjës për viktima, dhe pastaj detyrohen të lëpijnë aty ku kanë pështyrë. Nuk është çështje të rinjsh dhe të vjetrish.
Është çështje dinjiteti. Fatkeqësisht, kjo lloj politike i ka shterrur të gjithë shembujt e njerëzve me dinjitet, të cilët kanë “dështuar” me sukses për të bërë karrierë, ndaj modeli i vetëm është lëpirja dhe përulja.
Është një sëmundje ngjitëse që nuk ka ngjyrë dhe parti, por është e ngjashme te të gjitha partitë, sepse është “rruga e vetme” që ky sistem politik inponon.
Ndaj Rama nga Skënderbe mund të shndërrohet në Papë, ndërsa ai tjetri majë ballkoni nga “Babi i Xenit” është shndërruar në lëpirje përditë me llapë i asaj që kanë pështyrë në “Babi më fal, se gabova”.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026