I ashpër është treguar Edi Rama ndaj Gazment Bardhit në përfundim të interpelancës së sotme.
Kreu i qeverisë e ironizoi Bardhin për premtimin e tij publik se do të largohej nga politika nëse Sali Berisha kthehej në PD.
Rama u ndal edhe tek akuzat e opozitës për Olsi Ramën si dhe tek Ervin Salianji që i shmanget gjyqeve.
“Po erdhi Saliu me Flamurin te godina, do iki nga politika. Por nuk iku nga politika. Iku godina ne katin e tetë. Ti u the shqiptarëve se kishe kallëzuar në SPAK Olsi Ramën, por në fakt kishe kallëzuar Ndoc Rrokun. S’e kishe bërë se do kishe perfunduar si Babale Salianji që shtyn me raporte gjyqin. Do ta kemi një ballafaqim tjetër bashkë… Vazhdoni me kokën lart, ekspertizën në gojë, rrotullojeni dhe ekspertizën do ta merrni nga shqiptarët më keq se në 1997”
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026