Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet këtë të enjte për t’i dhënë edhe zyrtarisht Vangjel Tavos, mandatin e kryetarit të Bashkisë së Himarës.
Pas fitores në zgjedhjet e 4 gushtit përballë Petro Gjikurisë, betimi i Tavos u mbajt peng nga ankimimi i opozitës në Kolegjin Zgjedhor, një betejë të cilën e humbi pak kohë më parë.
KQZ do të mblidhet sot në 10:30 për t’i dhënë mandatin Tavos, duke i hapur kështu rrugë betimit në Këshillin Bashkiak.
“Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Enjte, datë 12 shtator 2024, ora 10:30.
Rendi i ditës: Çështje për shqyrtim rishtas: Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë z. Vangjel Tavo, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë të datës 4 gusht 2024’.”
Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë janë certifikuar tashmë nga KAS dhe Kolegji Zgjedhor, që vlerësuan se rezultati është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që mund të ndryshojë rezultatin e dalë pas numërimit të 36 kutive të votimit.
- Fiaskoja e shtrenjtë e Elon Musk, dhuroi 474 milionë dollarë dhe humbi mburojën e tij politike në Teksas - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye - 05/11/2026
- Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim - 05/11/2026