Mijëra njerëz dolën mbrëmjen e kaluar në rrugët e Izraelit për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe kundër kryeministrit Netanjahu, i cili sipas shumë prej tyre nuk ka bërë sa duhet për këtë çështje.
Sipas organizatorëve, vetëm në Tel Aviv dolën në protestë mbi 500 mijë banorë, teksa protestohej në të njëjtën kohë dhe në Jerusalem, Haifa dhe Kfar Saba, Beersheba, Netanya dhe Rishon Lezion.
Nëse shifrat vërtetohen atëherë kemi të bëjmë me tubimet më të mëdha të organizuara ndonjëherë në Izrael, gjë që trondit në themel kryeministrin Netanjahu dhe qeverinë e tij dhe i detyron ata të shkojnë drejt një marrëveshje me Hamasin për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.
Incidente të vogla shoqëruan manifestimet në disa qytete, ku policia arrestoi dhjetëra protestues në Tel Aviv të cilët tentuan të bllokojnë hyrjen në autostradën e Ayalon.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026