Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, reagoi ashpër pas mbylljes së zyrave komunave paralele serbe në veri të Kosovës.
“Me urdhër të autoriteteve politike të Qeverisë së Kosovës, Policia e Kosovës ka zhvilluar sot, më 30 gusht, operacione kundër institucioneve të mbështetura nga Serbia në veri të Mitrovicës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë duhet të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky veprim nuk ishte i koordinuar me asnjë element të bashkësisë ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë ndërkombëtarë kanë kërkuar vazhdimisht nga Qeveria e Kosovës që të ketë prioritet koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe të mos ndërmarrë veprime të njëanshme për çështjet në agjendën e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
- Reforma territoriale duhet të jetë për njerëzit, jo territoret - 07/08/2026
- Europa nën kërcënimin e vapës ekstreme, rekord temperaturash dhe alarm për energjinë - 07/08/2026
- Rusia akuzon NATO-n për ndërhyrje në luftën e Ukrainës dhe në sulmet ajrore! Çfarë dyshohet se i zbuluan hakerat agjencisë Tass - 07/08/2026