Rusia është vendosur në gjendje alarmi, duke anuluar fluturimet herët këtë mëngjes në aeroportin e Kazanit, pjesë e republikës së Tatarstanit.
Mbyllja e aeroportit u bë për arsye sigurie, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve, duke cituar agjencinë ruse të aviacionit civil Rosaviatsia.
“Për të garantuar sigurinë e avionëve civilë asnjë fluturim nuk ulet apo ngrihet në aeroport nga ora 7 e mëngjesit”, njoftoi Rosaviatsia, sipas TASS.
Përveç kësaj, autoritetet në Moskë janë të shqetësuara pasi dronët ukrainas hodhën në erë depot naftëmbajtëse në një objekt magazinimi të karburantit në rajonin e Rostovit, shkruan A2.
Siç njoftohet nga kanalet ruse në Telegram, njësitë ruse të mbrojtjes kundërajrore shkatërruan katër dronë mbi Rostov, por nuk mundën të ndalnin në tërësi sulmin e Kievit.
Ministria ruse e Mbrojtjes dhe guvernatori i Rostovit, Vasily Golubov njoftuan se sulmi me dronë ndodhi gjatë natës në një zonë magazinimi të hidrokarbureve.
Kanali “Baza” në Telegram, që besohet të jetë i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë, raportoi se tre çisterna të mëdha po digjeshin në një depo karburanti në rrethin Kamensky të Oblastit pasi dy dronë u rrëzuan në zonë.
- Meta kreu 3000 telefonata dhe 170 takime në një vit, por Avokati i Popullit kritikon burgjet - 07/12/2025
- Ndryshimet e Trump në sigurinë kombëtare, Kremlini: Strategjia e SHBA-së për Evropën është në përputhje me atë të Moskës - 07/12/2025
- “Fundjavë Ndryshe” festoi 10 vjetorin/ Reagon Shkëlqim Hajdari: ”Fundjavë Ndryshe” i përket të gjithë shqiptarëve”! - 06/12/2025