21.5 C
Tirana
17 / 06 / 2025

Për ata që kanë harruar të puthen dhe të duhen/ Mësim nga prehistoria, kur njeriu jetonte me veten dhe me ndjenat

Puthja më e vjetër e regjistruar në botë mund të ketë ndodhur 4500 vjet më parë në Lindjen e Mesme, zbulon studimi.

Pse duhet të vijë fakt nga thellësia e kohës, që ne, ne enët e zbazëta të moderniteti të kuptojmë, se sa bosh është jeta jonë, se sa groteske është ajo që na bën të qeshim dhe të qajmë, se sa e trisht është ajo që na kujton, se duke u arratisur nga vetja, ne po tentojmë të bejmë jetën e kufomave dhe të ndihemi të lumtur me çfarë na dhëmb.

Regjistrimi më i hershëm i njerëzimit për puthjet daton rreth 4500 vjet në Lindjen e Mesme të lashtë, 1000 vjet më herët se sa mendohej më parë, sipas studiuesve.

Shkencëtarët kanë nxjerrë në pah provat që sugjerojnë se puthja praktikohej në disa nga shoqëritë më të hershme të Mesopotamisë dhe të dokumentuara në tekstet e lashta nga viti 2500 para Krishtit, të cilat janë anashkaluar kryesisht.

Gjetjet e autorëve u botuan këtë javë në revistën akademike ‘Science’ dhe treguan prova se “puthja në gojë dëshmohet në Mesopotaminë dhe Egjiptin e lashtë”, që në vitin 2500 para Krishtit.

Puthja ishte që prej zëfilljes së komunikimit tonë njerëzor një mënyrë për të këmbyer zjarrin e përjetimeve, për të mbushur zbrazëtitë e trupit e për të dritur plotësitë e mendjes.

Ishte koha që njeriu mendonte për njeriun, mbushte shpirtin dhe ndizte zemrën, zbrazte trupat dhe mbushte qiellin.

Ishte koha kur gjithçka ishte ndjenja, ishte përjetimi, ishte fuqia për të transformuar momentet në shkrepëtima drite.

Jetuam me njeriun atëherë, jo me paranë, me kotësinë, me boshllëkun, me shijen e baltës, jetuam me të perëndishmen që dilte nga thellë nesh për të mbushur gjithësinë me zjarr e me dritë.


📷 MUZEU BRITANIAN

Pergatiti: Albert Vataj

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x