E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Takimi po zhvillohet në vilën qeveritare 30 në zonën e ish Bllokut.
Ky është takimi i parë i diplomates amerikane me kryeministrin Eid Rama që kur ajo u emërua në detyrën e të ngarkuarës me punë të misionit amerikan në Tiranë.
Më herët Nancy Van Horn është takuar me Presidentin Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, si dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes Pirro Vëngu
E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn mori detyrën më 5 gusht duke zëvendësuar në këtë detyrë David Wisner. Në mesazhin e saj të parë në Shqipëri, diplomatja amerikane u shpreh se “do të punojë në vendin tonë për të promovuar vlerat demokratike, për të rritur sigurinë, ekonominë dhe bashkëpunimin si aleatë të NATO-s”.
- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026