Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ndarë disa foto me shefin e Agjencisë Amerikane të Inteligjencës, CIA, William Burns.
Burns mbërriti ditën e djeshme në Kosovë, pas pasi vizitoi pak ditë më parë Sarajevën dhe Beogradin, ndërsa sot ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti në godinën e Qeverisë.
Osmani ka zbuluar gjithashtu se në takim kanë diskutuar për marrëdhënien mes dy vendeve dhe aleancën me SHBA për sigurinë dhe paqen në vend.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garanci për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar Osmani.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026