12.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Festuan me fishekzjarre, por i vunë zjarrin maleve në Dhërmi. Flakët shumë pranë resorteve luksoze

Një festë me fishekzjarrë kanë shkaktuar ndezjen e në zjarri në malet e Dhërmiut gjatë mesnatës. Zjarri ka rënë rreth orës 00.10 dhe janë dashur mbi 3 orë punë nga forcat zjarrfikëse të Himarës për të vënën nën kontroll flakët dhe sharjen e tyre.

Zjarri ishte shumë pranë një resorit turistik në malet e Dhërmiut, por fatmirësisht flakët nuk kanë prekur objektin por kanë djegur një sipërfaqe shkurresh në zonë.

Sipas zjarrfikësve shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë ndezja e fishekzjarrëve nga një agjenci eventesh.

Për shuarjen e flakëve u angazhua zjarrfikësja e Himarës dhe zjarrfikëset e stacionuara pranë tunelit të Llogarasë.

Policia e Himarës shoqëroi 3 persona si shkaktar të flakëve që mbërthyen gjatë natës malin e Dhërmiut mbi një prej resorteve luksoze.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x