Himara sot është në heshtje zgjedhore dhe reagimet apo deklaratat e partive politike dhe subjekteve me të cilat ato përfaqësohen në garë, janë të ndaluara.
Mirëpo, Petro Gjikuria duket se nuk e njeh heshtjen zgjedhore. Madje, as në koalicionin opozitar që përfaqëson nuk i kanë thënë se sot është e ndaluar të ndërmarrësh veprime që ndikojnë zgjedhësit.
Në llogarinë e Gjikurisë në “Facebook” gjen disa postime në gjuhën shqipe dhe atë greke, me angazhimet dhe propozimet e kandidatit të opozitës për Himarën.
Këto deklarata dhe mesazhe janë lehtësisht të verifikueshme dhe nuk dihet nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të masë masa për kandidatin e koalicionit opozitar, i cili synon të zgjidhet kryebashkiak pas djegies së mandatit të Fredi Belerit.


- Shqipëria nuk është e hajdutit Sali Kulla dhe e dhëndrit budalla! - 17/05/2026
- Analiza: Kush e ka pushtetin e vërtetë në Iran? - 17/05/2026
- Kuotat e Trumpit bien, aksionet në bursë ngrihen… - 17/05/2026