Shqiptarët në Malin e Zi kanë marrë edhe një post tjetër në përbërje të mazhorancës së re që drejton këtë shtet ballkanik.
Me 43 vota pro nga deputetet, Nikollë Camaj nga Forumi Shqiptar u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi. Asnjë deputet në sallë nuk ishte kundër. Shqiptarët kanë aktualisht një post zv kryeministri dhe disa ministri në qeverinë e përbashkët me malazezët, serbët e boshnjakët.
Kryeparlamentari Mandic deklaroi se Mali i Zi nuk ka pasur kurrë një shumicë kaq të fuqishme parlamentare, e cila zotëron tashme dy të tretat e votave në mbështetje të qeverisë.
Mandic tha se mazhoranca e re ku bëjnë pjesë deputetë malazeze, serbe, shqiptarë e boshnjake mund të ndryshojë ligjet zgjedhore, të reformojnë drejtësinë dhe të ndryshojnë Kushtetutën.
- “Një ballist që…”/ Shehaj rrëmbeu dokumentin e klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-në, reagon Rama: Uroj po nuk shpresoj që prokuroria t’i tregojë vendin - 27/07/2026
- “I papërshtatshëm për të drejtuar futbollin”/ Reagimi i Presidentit të FIFA-s pas Kupës së Botës të mbushur me hije dhe bileta 1 milion dollarë - 27/07/2026
- Mbi 600 ushtarë amerikanë të plagosur që nga fillimi i konfliktit me Iranin, Pentagoni bën bilancin, ulet numri i të vdekurve - 27/07/2026