Ministria e Mbrojtjes ka publikuar si çdo ditë raportin për situatën e krijuar nga zjarret në vend gjatë 24 orëve të fundit.
Në total janë shuar 33 vatra zjarri nga 39 vatra të raportuara.
“Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile vijojnë të jenë aktive ditën e sotme zjarret në: zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe fshatin Kus, bashkia Tiranë.”
Këto vatra zjarri nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara dhe për shuarjen e tyre janë angazhuar në terren strukturat e pushtetit vendor dhe atij qendror.
Në operacionet e fundit për shuarjen e vatrave morën pjesë rreth 1400 forca operacionale me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar.
- Danimarka fut shërbimin ushtarak të detyrueshëm edhe për gratë mbi 18-vjeçe - 01/07/2025
- “Kush fal ujkun, sakrifikon delet”, Bukele kërcënon Francën: Do t’ju dërgojmë kriminelët tanë më famëkeq! - 01/07/2025
- Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon! Ndërron avokat - 01/07/2025