Me afrimin e Kongresit, brenda PS-së, Top Channel raporton se kanë nisur të diskutohen emrat se kush do të jetë potencialisht pasuesi i Lindita Nikollës, e dorëhequr nga posti kryetares së Kuvendit. Me kalimin e orëve, në PS sa vjen e ngushtohet rrethi i atyre të cilëve Edi Rama do t’i besojë drejtimin e Parlamentit.
Më herët, sot Top Channel njoftoi për kandidaturën e mundshme të Elisa Spiropalit, por gjatë orëve të fundit është duke u artikuluar edhe kandidatura e Bledi Çuçit. aktualisht kreu i grupit parlamentar të PS-së.
Megjithatë, do të jetë Edi Rama, ai i cili mund të preferojë ta anonçojë emrin e kryetarit të ri të parlamentit gjatë kongresit ditë e nesërme. Sikurse vlen për t’u theksuar se Edi Rama shquhet për surpriza të minutës së fundit.
Ethet brenda PS -së se kush do të jetë kryetari i ri i Kuvendit kanë nisur.
A do të jetë Elisa Spiropali apo Bledi Çuçi? Duhet pritur fundi i fjalimit të Edi Ramës të dielën në Kongres.
- Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri - 07/08/2026
- Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik - 07/08/2026
- I treti që nga viti 2010, Shqipëria do të marrë Eurobond 650 milionë euro në 2027 - 07/08/2026