20.5 C
Tirana
05 / 11 / 2025

ERE vendos: S’ka rritje çmimi për fashën mbi 800kW në tetor, vendimi hyn në fuqi më 1 nëntor

Pas shumë polemikave mes qeverisë e opozitës për kompetencat e ERE në lidhje me vendimin për ccmimin e ri të energjisë për fashën mbi 800kWh/muaj, Bordi i Entit Rregullator të Energjisë vendosi sot të mos e ndryshojë atë për muajin tetor.

Në mbledhjen e bordit të ERE, pasditen e së premtes, ERE anuloi rritjen e çmimit të energjisë për muajin tetor, dhe propozoi vendosjen e fashës 800 kËh nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor 2022.

kryetari i ERE, Petrit Ahmeti tha se “praktikisht situata e krizës energjetike, krijuar nga lufta në Ukrainë ka bërë që të shpallet gjendja e emergjencës. Në këtë kuadër ERE ka respektuar të gjitha detyrimet ligjore menjëherë pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme”.

Ahmeti vuri në dukje se aktualisht në vendin tonë është përmirësuar situata hidrike në HEC-e dhe është ulur konsumi.

Ai tha se “çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do të vijojë të jetë i pandryshuar”.

“Bordi i ERE-s është në koherencë me zhvillimet e vendit dhe është në shërbim të qeverisë që është në shërbim të popullit”, deklaroi Ahmeti.

E pranishme në mbledhjen e Bordit, deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, kërkoi revokim të vendimit për rritjen e çmimit mbi fashën 800 kWh.

“Bordi nuk i dëgjoi propozimet e mia, ku ju kërkova që të mos rritej çmimi i energjisë. Kam kërkuar revokimin e vendimit. Nuk ka asnjë argument që të rritet çmimi i energjisë. U kam kërkuar që të ruani funksionin kushtetues. Qeveria nuk mund të thotë dot se hyn në fuqi vendimi i ERE. Nuk e justifikon as nga pikëpamja ekonomike. Ky Bord duhet të tregojë kompetencat ligjore. Duhet të merrni vendime që lidhen me interesin publik”, u shpreh Tabaku.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x