Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi tërheqjen e tij nga gara për Shtëpinë e Bardhë me një mesazhp në “X”.
Biden gjithashtu ka thënë se ky vendim i tij është në interesin më të madh të partisë dhe të vendit.
81-vjeçari është shprehur: “Ka qenë nderi më i madh i jetës sime që t’ju shërbeja si President. Edhe pse kisha ndërmend që të kërkoja një tjetër mandat, mendoj se është në të mirën e partisë sime dhe vendit tim që unë të tërhiqem dhe të përqendrohem vetëm në përmbushjen e detyrimeve të mia si President deri në fund të mandatit aktual”.
Joe Biden theksoi se gjatë javës do të dalë në konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje në lidhje me vendimin e tij”.
Në letrën e postuar në rrjetin social “X”, Biden shton se nuk do të mbështesë asnjë kandidat, përfshi Kamala Harris, që ta zëvendësojë atë.

- Negociatat e dështuara në Kosovë, zbulohen prapaskenat. LDK kërkon Presidentin për Vjosa Osmanin, Kurti i ofron vetëm ministri - 07/08/2026
- Dështojnë negociatat për presidentin, Kurti: Dallimi mes rezultatit zgjedhor dhe kërkesave të LDK-së është drastik - 07/08/2026
- I treti që nga viti 2010, Shqipëria do të marrë Eurobond 650 milionë euro në 2027 - 07/08/2026