J.D Vance është zgjedhur nga Donald Trump si kandidat për të qenë numri dy i SHBA-ve në rast se do të fitojë zgjedhjet presidenciale në muajin nëntor.
Por si u arrit deri te ky emër? CNN ka zbardhur gjithçka që ka ndodhur, për të arritur më pas në zgjedhjen përfundimtare.
CNN shkruan se ishte Donald Trump Jr, i cili shtyu të atin që mes shumë kandidtaëve të përzgjidhte senatorin JD Vance si numrin dy të Presidencës në rast fitoreje në zgjedhjet e nëntorit.
Sipas asaj që shkruan CNN, Trump Jr. i kërkoi të atit gjatë një darke natën vonë në Mar-a-Lago të zgjedhë Vance, duke argumentuar se ai ishte një besimtar i vërtetë në axhendën e Trump.
Vetë Trump u shpreh më herët se pas diskutimeve dhe mendimeve vendosi që senatori i Ohajos, Vance është “personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara”.
- Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit - 30/07/2026
- U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, Ilir Shtufi vijon refuzimin e ekstradimit në Shqipëri, Gjykata e Selanikut merr vendimin për biznesmenin - 30/07/2026
- Ekonomia e Eurozonës rritet mbi pritshmëritë, i reziston krizës energjetike dhe tensioneve në Lindjen e Mesme - 30/07/2026