Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është larguar i gjakosur nga podiumi ku po mbante një fjalim gjatë një mitingu elektoral në Pensilvani.
Foto e siguruar nga CNN shfaq Trump të gjakosur. Sipas raportimeve janë dëgjuar zhurma të shtënash me armë para se Trump të binte në tokë. Më pas ai është ngritur nga efektivët e Shërbimit Sekret dhe është larguar nga podiumi.
Shërbimi Sekret tha në një deklaratë paraprake se Trump është i sigurt tani dhe se incidenti po hetohet prej tyre.
Zëdhënësi i ish-presidentit, Steven Cheung, tha me heret për mediat se Trump po kontrollohet në një spital lokal dhe falënderoi forcat e rendit për ndërhyrjen e shpejtë.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Miratohet leja e parë e “Paketës së Maleve”, Rama: Familja Hasani rikthehet në Theth për të investuar në tokën e të parëve - 30/07/2026
- Rama zbulon planin për ndryshimin e PS: Respekt, dëgjim dhe solidaritet pa kushte ndaj qytetarëve! - 30/07/2026
- Ish-sekretarja e PD-së emërohet drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Turizmit - 30/07/2026