Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës do të jetë Petro Gjikuria, një shtetas shqiptaro-amerikan.
Petro Gjikuria jeton në Uashington dhe është pjesë e “Federatës Panepirote të Amerikës”.
Ai është mbështetës i zjarrtë i çështjes së Belerit, dhe siç ka deklaruar, lufton për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.
Gjikuria do të kandidojë përballë Vangjel Tavos nga Partia Socialiste në 4 gusht.
Zgjedhjet e pjesshme të Himarës zhvillohen pas shpalljes së pavlefshëm të mandatit të Fredi Belerit, i cili është dënuar me burg për korrupsion në zgjedhje.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Skandal/ E dashura e Infantinos u pagua nga UEFA, pretendimi tronditës i “The Telegraph” - 07/08/2026
- Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin - 07/08/2026
- Fuqia fatale e lajmit të rrejshën: Nga Maroku i sotëm në pazarin e Prishtinës gjatë Perandorisë Osmane - 07/08/2026