Kuvendi i Shqipërisë nisi me një minutë heshtje për nder të shkrimtarit të madh Ismail Kadare I cili u nda nga jeta më 1 korrik, ndërsa u përcoll për në banesën e fundit, dy ditë më pas, më 3 korrik.
Me tensione ka nisur seanca e sotme parlamentare, teksa kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për emërimin si këshilltar një agjent rumun të shërbimeve sekrete. Kjo kërkesë u hodh poshtë nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla.
Por teksa Bardhi mbante fjalim në foltoren e Kuvendit dhe bënte akuza ndaj Kryeministrit Rama, situata u tensionua teksa nga vendi ndërhyri deputeti i PS Erjon Braçe.
Bardhi iu kundërpërgjigj me tonë të ashpra.
“Gore ç’a ke, ç’a ke, ç’a ke? Mbyll gojën ti, mos guxo të më ndërhysh kur jam unë duke folur. Ti mos fol fare, zëdhënës i krimit të organizuar, ti vrave njerëz, vrave njeri në derën e SPAK-ut, ti vrave dje një qytetar atje në derën e SPAK, ti dhe qeveria jote. Mbylle gojën. Ju ka sjellë ju këtu si dele e kujtoni se jemi të gjithë dele”, tha Gazment Bardhi.
Ndërkohë Bledi Çuçi kërkon përjashtimin e Bardhit.
Bledi Çuçi: Duke ngritur gishtin dhe akuzuar me një fjalor që nuk është për një kryetar grupi. Duhet të përjashtohet!
Nikolla rrëzon kërkesën urgjente të opozitës për interpelancën me Ramën
Nikolla: Është kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama, Nuk është në përputhje me parashikimin e rregullores së Kuvendit. Kërkesa për interpelancë nuk pranohet. Argumentat i kam parashtruar në shkresën e përmendur më herët në baz të nenin m89 pika 3 e rregullores.
Bardhi: Nuk e di kush ka vendosur të tallet me ty. Interpelanca nuk është mjet për debat politik por mjet për llogari dhënie. Kushtetuta që zotrote që je betuar mbi të, kryeministri është i detyruar t’i përgjigjet kërkesës për interpelancës. Një frikacak ka frik të japë shpjegime dhe llogari për lidhjet e tij me krimin e organizuar.
Ka frikë të japë shpjegime për afera ku përfshihet. Ne kemi kërkuar interpelancë se ekzistojnë dokumente zyrtare që Rama ka emëruar këshilltar një agjent të shërbimeve sekrete romune dhe këtu ka një shkelje dhe rezulton se ky person përveçse i përfshirë në veprimtari korruptive është li lidhur me trafikun e drogës që lidh Meksikën me Shqipërinë. Nuk po e pyes nëse ka marrë fësta me kokainë se kjo është pjesë private të bëjë çtë dojë por unë dhe PD kemi të drejtë t’i kërkojmë llogari sesi është njohur me këtë elemënt të trafikut ndërkombëtar të drogës. Për çfarë janë përdorur taksat e shqiptarëve për të paguar këtë këshilltar të huaj. Ti e keqciton, se nuk ke as koncepte.
***
DEBATET:
Bardhi: Ca ke ti mo gore ca ke? Ca ke
Braçe nuk dëgjohet
Bardhi: Mbyll gojën ti, mbaj vend tënd aty Ti mos fol fare zëdhëns i krimit të organizuar të ndërhysh ti. Ti vrave një qytetar në derën e SPAK, ti dhe qeveria jotë që nuk ndërhyni në kreditë e kqia
Bardhi: Përgjigjuni ti zonja kryeparlamentare. E dëgjove fjalin që përdori ai.
- Champions League: Gordon ‘poker’ golash, Newcastle ‘luan tenis’ me Qarabag, sheh 1/8 e finaleve në horizont - 18/02/2026
- “Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë - 18/02/2026
- “Sulmi i SHBA-ve ndaj Iranit është pranë”, mediat: Presidenti Trump mund të japë urdhrin së shpejti - 18/02/2026