Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, është sulmuar fizikisht nga një person në qendër të Kopenhagenit këtë të premte. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e Kryeministrisë me anë të një deklarate ku thuhet se Frederiksen ka mbetur e tronditur, por fatmirësisht pa lëndime serioze.
Sipas BBC, një person iu afrua kryeministres dhe e goditi, ndërsa u vu menjëherë në pranga nga policia.
Për ngjarjen ka reaguar menjëherë shefi i BE-së, Charles Michel dhe presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, të cilët e konsideruan sulmin si të tmerrshëm.
Policia konfirmoi ngjarjen e rëndë dhe që ka vënë në pranga autorin, por nuk pranoi të jepte më shumë detaje.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej - 31/07/2026
- Bota e futbollit në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare Franco Baresi, legjenda e Milanit dhe kombëtares së Italisë - 31/07/2026
- Tronditet FIFA, 96 federata të UEFA-s dhe CONCACAF-it, kundër planit të Infantinos, bojkotojnë Botërorin - 31/07/2026