2 qershori është një ditë që do të kujtohet gjatë në botën e futbollit turk, është dita kur në Stamboll zbarkoi një trajner special, Jose Mourinho. Me mijëra tifozë i rezervuan një pritje fantastike, një pritje të denjë për një trajner kaq të madh. Nga aeroporti në stadium, tekniku portugez përjetoi një ngrohtësi, një dashuri të pamasë. Në raste të tillë, Mou di si të rrëmbejë skenën, ku menjëherë iu drejtua tifozëve më fjalë të mëdha:
“Jam këtu për të ndihmuar futbollin turk të rritet, por gjëja më e rëndësishme është Fenerbahce. Nga tani e tutje, ëndrrat tua janë edhe ëndrrat e mia. Futbolli është pasion, mendoj se jam në një nga vendet më të mira për të ndjerë këtë pasion. Që kur takova presidentin e klubit, Ali Koca, mund të them se dëshiroja të isha këtu. E them me gjithë zemër, dëshiroja të isha këtu për të ndjerë pasionin tuaj. Tani jam pjesë e familjes tuaj. Kjo fanellë do të jetë lëkura dhe kockat e mia. Dua t’iu falënderoj për dashurinë tuaj”, u shpreh ndër të tjera Jose Mourinho.
- “Do të jetë historia më e madhe e të gjitha kohërave”/ Vajza e astronautit Ashley Hansen tregon emocionet e kthimit të babait në Tokë: Do t’i jap një përqafim të madh… - 11/04/2026
- Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar dhe zë i fortë për ne - 11/04/2026
- Artemis II përfundon me sukses! Katër astronautët rikthehen në Tokë pas udhëtimit historik rreth Hënës - 11/04/2026