Kryetari i PD zyrtare Lulzim Basha në fjalën e tij në parlament, ka folur edhe për votimin në Kuvend për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion.
Basha tha se kjo është një tjetër strukturë false e Rilindjes, duke shtuar se janë në Kuvend 8 komisione të tjera e na duheshka edhe një tjetër. Më tej, Basha u shpreh se nëse qeveria do që të mbështesë SPAK, duhet që të votojë për amandamentet e propozuara nga PD.
Lulzim Basha: A thua se nuk mjaftojnë 8 komisione, dashka dhe një tjetër. Prej 1 muaji, në parlamentin e Shqipërisë janë prezantuar amendamentet e PD për të financuar SPAK. Kjo qeveri ndodhet e zhytur derri në grykë me afera. Nuk keni pranuar asnjë amandament të propozuar nga PD. Komisioni i radhës është një gjethe fiku për një maxhorancë, që është zhytur në afera korrupsioni dhe kjo dallohet qartë.
- “Synimi ishte destabilizimi i vendit”/ Eksperti i sigurisë: Protestat në Tiranë janë zgjatim i atyre në Francë e Europë - 28/10/2026
- Protesta që donte të ishte e të gjithëve po bëhet e më të organizuarve - 28/10/2026
- “Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin - 28/10/2026