Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka pasur një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Në një reagim në rrjetin social X, Zelensky shkruan se tema e diskutimit ka qenë vijimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.
“Kam biseduar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderova për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë.
E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e luftës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv. Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje”, shkruan Zelensky.

Latest posts by Pena Albania (see all)
- Përçarje në Uashington për luftën me Iranin, në tryezë marrëveshja e armëpushimit dhe rifillimi i bombardimeve - 07/11/2026
- Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai - 07/11/2026
- Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja! - 07/11/2026