16.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Socialistët “frymëzohen” pas vizitës së Ramës në Greqi: PS propozim për votën e Diasporës, PD kërkon rikthimin e koalicioneve

Takimi i kryeministri Edi Rama me emigrantët shqiptarët në Greqi duket se ka nxitur socialistët të ndryshojnë qasje sa i përket votës së diasporës. Sinjalet e fundit të shprehura muajt e fundit nga kreu i Qeverisë nuk linin shumë shpresë për zgjedhjet e vitit 2025, por emocionet e takimit të Athinës kanë përmbysur situatën.

Dy ditë pas kthimit në Tiranë, socialisti Damian Gjiknuri pohoi se ka paraqitur propozime konkrete në grupin e dialogut me opozitën, për t’i dhënë jetë votës së diasporës, por u kursye në detaje me mediat.

Demokrati Oerd Bylykbashi nuk e mendon të sinqertë propozimin e socialistëve. Sipas tij, mazhoranca ka një plan të detajuar për të kontrolluar edhe votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Opozita këmbëngul te rikthimi i koalicioneve parazgjedhore si garancia e vetme për rrotacion politik, ndonëse mazhoranca e ka bërë të qartë se përgjigja është negative.

A2CNN mësoi se të mërkurën, 6 deputetët e grupit të dialogut do të diskutojnë me kryekomisionerin Ilirijan Celibashi për votën e emigrantëve dhe votimin elektronik.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x