15.5 C
Tirana
03 / 03 / 2026

Protestat antiqeveritare në Iran, presidenti Raisi bën thirrje për unitet kombëtar

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi ka bërë thirrje për unitet kombëtar pas qytetarët kanë protestuar për të 17-n ditë me radhë, nxitur nga vdekja e një 22-vjeçare në paraburgim.

Gjatë një seance parlamentare, Raisi, pranoi “dobësitë dhe dështimet” e shtetit, por në të njëjtën kohë përsëriti deklaratat e zyrtarëve të tjerë, përfshirë edhe ato të liderit suprem, Ajatollah Ali Khamenei, duke fajësuar armiqtë e Iranit për trazirat.

Universitetet dhe shkollat e mesme iu bashkuan protestave, duke i zgjeruar demonstratat që po mbahen pas vdekjes së Mahsa Amini, 22 vjeçe, e cila vdiq teksa ishte në paraburgim nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e hixhabit.

Zyrtarët thanë se Amini vdiq nga një sulm në zemër. Por, familjarët e saj dhe shumë iranianë të tjerë thonë se dëshmitarët kanë treguar se ajo është rrahur teksa është arrestuar nga autoritetet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x