Bashkimi Evropian do të vendosë shumë shpejt masa penalizuese për zyrtarët iranianë që janë përgjegjës për shtypjen e protestave në Iran.
Lajmi është dhënë gjatë ditës së martë nga ministrja e Jashtme e Francës Catherine Colonna.
“Veprimi i Francës në zemër të BE-së… (është) të synojë ata që janë përgjegjës për goditjen duke i mbajtur ata përgjegjës për veprimet e tyre,” u tha Catherine Colonna ligjvënësve në parlament, duke shtuar se BE-ja po shqyrtonte ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit.