16.5 C
Tirana
03 / 03 / 2026

Zhdoganimi i mallrave në Portin e Durrësit, Rama: Do të bëjmë tregti dhe me Kosovën

Kryeministri Edi Rama bën me dije se ka nisur zhdoganimi në Portin e Durrësit për mallrat me destinacion Kosovën.

Në një postim në profilin e tij në facebook, Rama pasi e nis mesazhin me shprehjen “Shqipëri-Kosovë Jena 1”, shkruan gjithashtu se “Deti ynë nuk është më edhe i Kosovës veç për turizëm, po është edhe i Kosovës për tregti”, shkruan Rama.

Bashkimi i doganave mes dy vendeve vjen si rezultat i zbatimit të marrëveshjeve në takimin mes dy qeverive. Që prej datës 1 tetor, në doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën, ndërsa më parë zhdoganoheshin vetëm maunet dhe karburantet.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x