Largimi i Jurgen Klopp në fund të këtij sezoni lë një gropë të madhe në shtëpinë e Liverpool. Të zëvendësosh Klopp nuk është aspak e lehtë, trashëgimia që tekniku gjerman ka lënë në stolin e kuq është shumë e madhe, por tifozët e kanë një emër. Jose Mourinho është një nga dëshirat e tyre më të mëdha, kjo është ndezur edhe më shumë pas sfidës Fulham-Liverpool, ku tekniku portugez ishte i pranishëm në shkallet e stadiumit.

Sigurisht, të shohësh Mourinho-n në stolin e Liverpool nuk është e lehtë, një trajner që për shumë vite ka qenë rivali më i madh i të kuqeve, teksa në karrierën e tij ka drejtuar ekipi i Chelsea, Man.United dhe Tottenham. Mourinho nuk do të ishte kundër këtij opsioni, Liverpool është një emër i madh, një skuadër e mbushur me yje, një opsion i shkëlqyer për t’u rikthyer në futbollin e madh në fund të këtij sezoni.
- Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare - 10/04/2026
- “Do t’i shërbej shtetit”/ Thaçi nga paraburgimi në Hagë: Garën politike e kam lënë pas, por jo jetën politike - 10/04/2026
- Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët - 10/04/2026