Tre shkencëtarë, nga Franca, Austria e SHBA, kanë marrë çmimin e Nobel në Fizikë.
Shkencëtari francez Alain Aspect, amerikani John Clauser dhe austriaku Anton Zeilinger u shpallën fitues për zbulimet e tyre në fushën e mekanikës kuantike.
Kjo shkencë e përshkruan natyrën në format e saj më të vogla.
Puna e tyre mund të hapë rrugën për një gjeneratë të re, potencialisht të pathyeshme, të kompjuterëve dhe sistemeve të komunikimit.
Ky çmim – i vjetër më shumë se një shekull – ka vlerën e 902.315 dollarëve amerikanë, dhe ndahet nga Akademia Mbretërore e Shkencave e Suedisë.
Nobeli për Fizikë është çmimi i dytë që ndahet këtë javë, pasi suedezi, Svante Paabo është nderuar në fushën e Mjekësisë më 3 tetor.