11.5 C
Tirana
18 / 05 / 2026

“Regjisori më detyroi të bëja seks me të”, Baldwin i përgjigjet Sharon Stone: Nuk doja as të të puthja!

Billy Baldwin u përmend nga Sharon Stone, pasi zbuloi se ajo ishte nën presion nga producenti, Robert Evans për të kryer marrëdhënie seksuale me kolegun e saj në xhirimet e një filmi. Aktorja e njohur e kishte përmendur ngjarjen në vitin 2021, por nuk kishte zbuluar personat.

Vëllai i Alec Baldwin, i shqetësuar nga zbulimet e koleges së tij, u përgjigj me tone ironie përmes llogarisë së tij në Twitter:

“Nuk jam i sigurt pse Sharon Stone vazhdon të flasë për mua pas gjithë këtyre viteve? A është ende e dashuruar me mua apo është ende e lënduar pas gjithë këtyre viteve sepse e shmanga? A i tha ajo shoqes së saj Janice Dickinson një ditë pas xhirimit, ‘Unë do ta bëj atë të dashurohet kokë e këmbë me mua?”, shkroi ai në “X”.

Ai gjithashtu shtoi se gjatë takimit që kishte me të ndjerin Evans (i cili vdiq në vitin 2019) i ishte lutur që as të mos puthej me Stone, jo më të kryente marrëdhënie seksuale.

“Pyes veten nëse duhet të shkruaj një libër dhe të tregoj shumë, shumë histori të turpshme, të pahijshme dhe joprofesionale për Sharon? Kjo mund të jetë argëtuese”, tha ai.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x