“Të lindet një njeri” është shfaqja migjeniane të cilën Stefan Çapaliku ka sjellë për publikun Pogradecar. Me synimim e qartë për të rishfaqur poetin e mjerimit në teatër, por mbi të gjitha letërsinë shqipe, regjisori Çapaliku gërsheton fjalën, aktrimin, muzikën, kërcimin, instalacionet, duke i ringjallur kështu personazhet migjeniane me mesazhe të qarta për aktualitetin e sotëm.
“Të lindet një njeri” për autorin përkthehet në nevojën që shoqëria shqiptare ka për të rinovuar vetveten e për të gjetur një shpëtimtar
Kasti i aktorëve të përzgjedhur për këtë shfaqje janë të rinj në moshë, por jo rastësisht të zgjedhur të tillë pasi edhe vetë poeti i mjerimit, ka shkruar në rininë e tij poema dhe vargje që prekin drejtpërdrejt edhe rininë e sotme.
Shfaqja ka nisur rrugëtimin e saj në kryeqytet para një jave ndërsa pas ndalesën në Pogradec, do të vijojë në qytetin e Migjenit dhe të regjisorit, në Shkodër.





- “Gjithçka ndodhi në pak sekonda”/ Pasagjeri tregon si neutralizoi agresorin: E kapa në fyt dhe mora avionin nën kontroll - 30/09/2026
- Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton - 30/09/2026
- Britania drejt ribashkimit me BE-në? Kryeministri Burnham: Opsion që po e shqyrtojmë - 30/09/2026