Kryeministri Edi Rama nga Piramida e Tiranës, ku ndodhej së bashku me Sekretarin Amerikan të Shtetit, iu drejtua Antony Blinken duke u shprehur se “kam lajme të mira për ju sot”.
Kreu i qeverisë theksoi se dikatori Enver Hoxha, për të cilin u ndërtua edhe Piramida, sot po rrotullohet në varr.
“Kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilin kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. AI na rriti me urrejtje dhe për t’ju luftuar. Shtëpia e shqiptarit i përket Zotit dhe mikut.
Çelësat e shtëpisë sonë janë në duar të sigurta tek ju, dhe ju jeni shumë të sigurt në shtëpinë tonë”, u shpreh Rama.
Rama mirëpriti Blinken në një takim tek Piramida e Tiranës me të rinjtë shqiptarë që kanë përfituar nga programet edukative të vendit mik dhe që sot luajnë një rol thelbësor në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me SHBA.
- Pa popull me vete dhe shih si zihen… - 07/11/2026
- Goca dhe Gra/ “Socialist i vjetër, që fëmijë në FRESSH”, Braçe për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Tiranën: Ka potencial, i hapur nëse ka garë brenda PS - 07/11/2026
- Sulmi me 6 viktima në Krakov/ Ministri I brendshëm: Autori kishte pikëpamje ultranacionaliste. Kryeministri Tusk: Në banesën e tij u gjetën 3 trupa - 07/11/2026