Nuk kanë munguar tensionet dhe përplasjet në parlament as në senacën plenare të kësaj të enjteje në parlament. Ishin deputetët e Rithemelimit, të cilët me pankarta në duar rrethuan foltoren e Kuvendit.
Nën vërshëllimat e bilbilëve, deputetët bllokuan punimet e Kuvendit duke e bërë të pamundur zhvillimin e një seance normale.
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, në fjalën e saj hyrëse tha se interpelanca e kërkuar nga PD me kryeministrin në lidhje me inceneratorët, do të bëhet me ministren e Shtetit Elisa Spiropali për shakak të angazhimeve të kreut të qeverisë.
Deputeti i PD Arbi Agalliu nuk pranoi ta bënte interpelancën me Spiropalin, duke bërë që kryetarja e Kuvendit të kalonte direkt në votimin e projektligjeve.
Nën vërshëllimin e bilbilave parlamenti votoi ligjin për rikthimin e basteve sportive me 72 vota pro.
Seanca plenare u mbyll brenda 15 minutave nga fillimi i saj, ku maxhoranca kaloi pa asnjë diskutim të gjitha projektligjet dhe pikat në rendin e ditës.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026